Preteni i fsheh supermenët e Qeverisë

Prishtinë, 11 prill - Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, nuk po tregohet i gatshëm tu tregoj qytetarëve se kush janë zyrtarët e lartë të Qeverisë të cilët nga viti 2008 e deri tani janë bërë milionerë.
Për më tepër, ai po refuzon të tregojë se kush janë edhe 6 zyrtarët që punojnë nëpër pesë vende të punës njëkohësisht dhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, shkruan Tribuna.
Të mërkurën, Hasan Preteni dhe stafi i tij në AKK, gjatë gjithë ditës nuk janë përgjigjur as në telefonat mobilë, por as në ata të zyrës.
Por institucioni i cili e ka emëruar në pozitën që mban në AKK, Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e ka parë me shqetësim atë që e ka thënë Preteni gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Agjencisë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pyetur i habitur se si mund një zyrtar shtetëror të ketë deri në pesë vende të punës dhe të jetë në gjendje ti kryejë me sukses të gjitha.