01 Maj 2024

Preten: korrupsioni nuk është duke u luftuar në masën e duhur

Prishtinë, 24 mars - Agjencia kundër Korrupsionit publikoj sot raportin vjetor të punës. Raport pasqyron punën një vjeqare të AKK-së për periudhën, 1 janar - 31 dhjetor, 2010.

Në këtë raport janë përfshirë aktivitetet e kryera dhe të ndërmarra nga AKK gjatë kësaj periudhe të cilat, janë paraqitur sipas fushave që mbulon secili departament.

Drejtori i Agjencisë z. Hasan Preteni gjatë konferencës me gazetar shprehu shqetësimin se korrupsioni në Kosovë nuk është duke u luftuar në masën e duhur.

“Siq edhe e kam thënë  edhe më herët e përsëris prap se Kosova nuk po e lufton sa duhet korrupsionin” tha ai.

Për më tejë Preteni shtojë se AKK gjatë vitit raportues ka vërejtur se vlera totale e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës nga veprimet korruptive, supozohet te jetë mbi 10 milionë euro , ndërsa numri i personave të dyshuar se kanë qenë të involvuar në veprime korruptive është 101.

Në vitin raportues qytetarët kanë kontaktuar AKK-në në më shumë se 430 raste. Nga numri i përgjithshëm i informatave prej 430 sa AKK ka pranuar, 140 raste sipas Pretenit janë sipas detyrës zyrtare dhe komunikimit të drejtë për drejtë mes raportuesit dhe hetuesëve të AKK-së, 250 janë pranuar përmes linjës telefonike 044 082 82, dhe 40 raste përmes formës online nga www.akk-ks.org.

Agjencia i ka trajtuar të gjitha rastet e raportuara dhe elemente bazë për fillimin e hetimeve ka gjetur në 139 raste.

Nga numri i përgjithshëm i lëndve të pranuara në Agjenci, hetuesit e Agjencisë kane gjetur elemente bazike për te filluar hetimet në gjithsejt 139 raste.

Nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara sipas detyrës zyrtare ku të dyshuar kanë qenë gjyqtar dhe staf tjetër i Gjykatave të Republikës së Kosovës sipas raportit te AKK-se janë evidentuar 17 raste.

"Nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara për veprime korruptive të zyrtarëve në kategorinë e Institucioneve Tjera, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, RTK, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ish- Ndërmarrjet Shoqërore, Ndërmarrjet tjera Publike, Institucionet e Pavarura, OJQ-të, etj, si të dyshuar për veprime korruptive janë të evidentuar 47 raste.

Nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara për veprime korruptive të zyrtarëve në kategorinë e zyrtarëve publik të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ministritë si dhe agjencitë që veprojnë në kuadër të ministrive të caktuara) për periudhën raportuese, janë evidentuar 44 raste.

Pushteti Lokal (Komunat e Republikës së Kosovës), përkatësisht personat zyrtar të nivelit lokal si të dyshuar për veprime korruptive, për periudhën raportuese janë evidentuar 28 raste.

"Rastet për të cilat ka arritur të provojë pretendimet faktike me provat e mbledhura gjatë fazës së hetimeve, i ka proceduar në Prokuroritë Publike kompetente të Kosovës, organet policore kompetente dhe Prokurorinë e EULEX-it 29 informata dhe kallëzime penale", theksohet ne raport.

Ndërsa, në 2 raste pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake është konstatuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme apo/dhe dyshim të arsyeshëm se rasti mund të përbëjë vepër penale, por është dyshuar për shkelje administrative, dhe Agjencia këto dy raste i ka përcjell tek organet kompetente administrative.

Numri i rasteve të hetuara që i referohen personave zyrtarë të dyshuar si të implikuar në veprime korruptive që vijnë nga gjykatat, e që pas mbledhjes së provave janë përcjellë për procedim të mëtejshëm penal në prokuroritë publike kompetente është 2 raste.

Numri i rasteve të proceduara në prokuroritë publike kompetente ku të dyshuar kanë qenë personat zyrtarë të nivelit lokal, për periudhën raportuese janë 3 raste të dyshuara për vepër penale me natyrë korruptive dhe 1 i proceduar ne organet kompetente administrative për shkelje administrative.

Ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës (këtu përfshihen edhe ministritë në kuadër të saj dhe agjencitë të cilat funksionojnë nën ombrellën e qeverisë dhe ministrive), pas hetimeve të zhvilluara dhe kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm me provat përkatëse, janë dërguar në prokuroritë publike kompetente për procedim penal të mëtejshëm 12 raste.

Kundër personave zyrtar të institucioneve tjera publike (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ish- Ndërmarrjet Shoqërore etj.), pas hetimeve të zhvilluara dhe mbledhjes së provave në lidhje me dyshimet faktike, janë përcjellë në prokuroritë publike kompetente për procedim penal të mëtejshëm 12 raste të dyshuara për veprime korruptive dhe 1 rast ne organet kompetente administrative për shkelje administrative.

AKK, nga rastet për të cilat ka zhvilluar procedurën e hetimeve dhe për të cilat ka rezultuar me sigurimin e provave, i ka dorëzuar në prokuroritë publike kompetente denoncimet në lidhje me dyshimet për përfshirjen në veprime korruptive për 101 persona zyrtarë të institucioneve të lartpërmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)