16 Janar 2025

Presidenti Obama kërkon rritje taksash

Washington, 9 dhjetor - Presidenti Obama thotë se nëse vendi e merr me seriozitet pakësimin e deficitit, duhet që më të pasurit të paguajnë më shumë taksa.

Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, presidenti tha se nuk pranon të bëjë kompromise për planin e tij të taksave, sepse kjo çështje zuri vend qendror të fushatën e tij presidenciale.

Obama i bëri thirrje republikanëve në Dhomën e Përfaqësusve të votojnë në favor të planit të tij, që mbron klasën e mesme, duke mos lejuar rritjen e taksave për familjet me të ardhura më pak se 250 mijë dollarë në vit. Senati e ka miratuar planin e Obama.

Presidenti tha se nëse Kongresi nuk vepron, taksat për të gjitha familjet amerikane do të shtohen, duke filluar nga 1 janari.

Në reagimin e republikanëve, senatori i Floridës Marco Rubio tha se rritja e takasve nuk do të zgjidhte çështjen e borxhit prej 16 trilionë doalrësh. Ai tha se vetëm rrituja ekonomike dhe reformimi i disa programeve do të ndihmonin në kontrollimin e borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)