Presidenti Obama do të rrisë taksat për të pasurit
Washington, 19 janar - Presidenti amerikan Barack Obama do që të rrisë taksat për amerikanët më të pasur dhe firmat e mëdha të financave, gjë që ai thotë se do të forcojë klasën e mesme.
Këto propozimet që janë njoftuar në një deklaratë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, nuk kanë shumë gjasa të miratohen nga Kongresi i mbizotëruar nga republikanët, por përgatit terrenin për të nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme të partive demokratike dhe republikane në prag të fushatës presidenciale të vitit që vjen.
Presidenti do ti shpallë këto propozime të martën në fjalimin e tij për gjendjen e vendit në Kongres.