19 Nëntor 2024

Presidenti i Rumanisë nuk përkrahu kredinë me FMN dhe KE

Bukuresht, 4 dhjetor - Presidenti i Rumanisë nuk përkrahu nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Komisionin Europian (KE).

Trajan Basesku nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje për shkak se ai kundërshton shtimin e taksave ndaj karburantit.

Në kulmin e krizës financiare në Rumani, Basesku kishte pranuar më parë një kredi ndërkombëtare e cila sugjeronte uljen e pagave për punonjësit e shtetit dhe shtimin e taksave mbi vlerën e shtuar.

Megjithatë aktualisht Basesku është i mendimit se situata financiare e Rumanisë është stabilizuar dhe nuk ka nevojë për marrjen e kredisë 4 miliard euro nga FMN dhe KE e cila do të bëhej shkak për rritjen e taksave dhe mund të shkaktonte tensione sociale në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)