16 Janar 2025

Presidenti i BERZH viziton Shqipërinë, për investimet

Tiranë, 5 shkurt - Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Sir Suma Chakrabarti, do të vizitojë Tiranën në datat 6-7 Shkurt ku do të pritet nga drejtues të lartë në vend.

Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it për Shqipërinë, ndërsa presidenti i saj do të ketë mundësi që të diskutojë për përparësitë e investimeve.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është parashikuar gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Chakrabarti do të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Financave Ridvan Bode, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, por edhe me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha etj. Ai do të shikojë nga afër disa projekte ku BERZH ka financiar.

Kjo bankë është një nga investitorët më të mëdhenj në sektorin privat në Shqipëri.

Fushat kryesore që asistohen nga BERZH janë : sektori financiar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, infrastruktura, burimet natyrore etj.

BERZH ka investuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç është modernizimi i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, terminali i pasagjerëve në Portin e Durrësit, por edhe në atë rrugore për zhvillimin e rrjetit të brendshëm të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)