Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti do ta vizitojë Kosovën
Prishtinë, 25 korrik - Presidenti i Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të takohet edhe me ministrin e Financave Avdullah Hoti.
Takimi ndërmjet Ministrit Hoti dhe Presidentit të BERZH-it Chakrabarti do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë.
Pas takimit do të ketë prononcim për media nga Ministri Hoti dhe Presidenti i BERZH-it Chakrabarti.