Presidenti i Bankës Qëndrore Zvicerane jep dorëheqje
Bernë, 10 janar - Presidenti i Bankës Qëndrore Zvicerane, Philipp Hildebrand, njoftoi sot papritur dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm pas një skandali mbi blerjet e transaksioneve në valutë që dëmtuan reputacionin e tij.
Njoftimi i Hildebrandit bëri që kursi i monedhës helvetike të rritet për një periudhë të shkurtër përballë euros, që u këmbye, në orën 14:30 GMT, me 1,2106 franga, përpara se të shitej me 1,2138 EUR/CHF.
Hildebrand si dhe presidenti i Këshillit të Bankës Kombëtare Zvicerane, Hansueli Raggenbass dhe presidentja e Konfederatës Eveline Widmer-Schlumpf duhet tu përgjigjen gjatë pasdites së sotme pyetjeve të një komisioni parlamentar.