06 Nëntor 2024

Presidenti i Bankës Botërore do të japë dorëheqjen më 1 shkurt

Washington, 8 janar - Presidenti i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim do të japë dorëheqjen më 1 shkurt, mbi tre vjet përpara mbarimit të mandatit të tij.

Kim ka nxitur financimin për projektet e energjisë së gjelbër dhe ka pakësuar ndjeshëm përkrahjen ndaj investimeve për prodhimin e energjisë nga qymyrguri, por i ka shmangur përplasjet publike me administratën e Trump-it.

Sipas dy personave në dijeni të njoftimit që Kimi i ka paraqitur bordit ekzekutiv të Bankës Botërore, ai po largohej me dëshirën e vet dhe jo i shtyrë nga administrata e Trump-it.

Por presidenti Donald Trump do të ketë ndikim të fortë në zgjedhjen e pasardhësit të Kimit, për shkak se ShBA-ja ka pjesë kontrolluese të të drejtave të votimit në Bankën Botërore.

Kristalina Georgieva, e cila u bë kryezyrtare ekzekutive e Bankës Botërore në vitin 2017, do të marrë rolin e presidentes së përkohshme pas largimit të Kimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)