18 Nëntor 2024

Presidenca, kampione me 85 dhurata

Prishtinë, 25 qershor - ​Në bazë të Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për personat zyrtarë, secili zyrtarë publik, i cili pranon dhuratë në vlerë mbi 50 euro është i detyruar që të deklarojë atë në Antikorrupsion.

Drejtues të AKK-së kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të bëjnë kontrollin e atyre që kanë pranuar dhurata se a ka qenë i ligjshëm apo jo pranimi i dhuratës.

Nga ana tjetër, shoqëria civile ligjin e cilëson të mangët, për faktin se, përveç shumës së një dhurate, në ligj nuk specifikohet sa dhurata mund t’i pranojë një zyrtar publik brenda një kohe.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Antikorrupsion nga 44 institucione, vetëm 12 prej tyre kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata, ndërkaq 32 institucione kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë 2013.

Lista e institucioneve

Sipas këtyre të dhënave, del se Presidenca është institucioni i cili ka pranuar më së shumti dhurata gjatë vitit 2013, gjithsej 85 dhurata.

“Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca - 85 dhurata protokollare, Kuvendi i Kosovës - 7 dhurata protokollare, Zyra e Kryeministrit - 7 dhurata protokollare dhe 11 të rastit, Ministria e Punëve të Brendshme - 6 dhurata protokollare dhe 1 të rastit, Dogana e Kosovës - 6 dhurata të rastit. /Kosova Sot/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)