Pozhegu Brothers-it i ikin 40 punëtorë
Prishtinë, 4 shkurt - Pozhegu Brothers, ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit 40 punëtorë të kësaj kompanie e kanë lëshuar vendin e punës, si shkak të trendit të largimit për në vendet e perëndimit.
Nga 40 punëtorët e larguar, 13 kanë qenë të punësuar direkt nga kompania jonë, pjesa tjetër kanë qenë të punësuar nga nënkontraktojë që ekskluzivisht kanë punuar për Pozhegu Brothers. Punëtorët që kanë lëshuar vendin e punës kanë qenë më të mirët, paga e tyre ka variuar nga më e vogla 350 euro e deri në 600 euro për zanatlinjtë dhe mjeshtër, është thënë në komunikatën e Pozhegu Brothers.
Pozhegu Brothers u bën thirrje qytetarëve që mos ta lëshojën vendin e tyre, të mos i humbin shpresat për një të ardhme më të mirë si dhe të jenë të qëndrueshëm ndaj zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike.