16 Janar 2025

Portugezët të interesuar për investime në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Portugalisë në Budapest, Jorezident për Kosovë, Antonio J. Mendes të cilin e ka njoftuar me zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në fushën e ekonomisë që mbulohet nga MZHE.

Zv.Ministri Koci e ka njoftuar ambasadorin portugez me kornizën ligjore për investime që ofron Republika e Kosovës, projektet që janë në zhvillim e sipër dhe sektorët potencial për investime.

Koci tha se vendi ofron një mjedis të favorshëm për investime, ndërsa shtoi se energjia, minierat, bujqësia, turizmi dhe teknologjia informative vlerësohet të jenë sektorët strategjik për zhvillimin e vendit.

Me këtë rast, zv.ministri Koci ka mirëpritur interesimin e investitorëve portugez për investime në Kosovë, gjë që u potencua nga ambasadori Mendes, duke theksuar se ideja e promovimit të resurseve kosovare në Portugali është më se e qëlluar dhe në interes të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, diplomati portugez, Antonio J. Mendes u interesua për projektet që janë në zhvillim e sipër në të cilat biznesi portugez mund të involvohet.

Ai tha se Lisbona mbështet Kosovën në kuadër të Bashkimit Evropian dhe shprehu interesimin për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fushën e ekonomisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)