Portugezët protestojnë kundër politikave të kursimit ekonomik
Lisbonë, 11 korrik - Mijëra qytetarë portugezë kanë marrë pjesë në një protestë të gjerë të organizuar kundër politikave të kursimit ekonomik në kryeqytetin e Portugalisë.
Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se protestuesit portugezë gjatë kësaj proteste kanë hedhur slogane kundër qeverisë dhe kanë kërkuar organizimin e zgjedhjeve të reja në këtë vend.
Qytetarët portugezë gjatë kësaj protesta kanë kërkuar edhe zbatimin e reformave rreth ligjit të punës si dhe uljen e tatimeve.
Në Portugali më 25 Korrik 2014, gjithashtu do të organizohen protesta të tjera kundër politikave të kursimit ekonomik.
Qeveria e Portugalisë e cila që nga viti 2011 e këndej në shkëmbim të zbatimit të politikave të kursimit ekonomik, po përfiton nga një plan i ndihmës financiare në vlerë prej 78 miliardë euro, më 17 Maj 2014 ka deklaruar se tani nuk ka nevojë të marrë kredi më tepër nga Trojka.