18 Nëntor 2024

Portugalia shpall daljen nga programi i ndihmës financiare

Lisbonë, 5 maj - Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho njoftoi dje se vendi i tij do të dalë plotësisht jashtë programit të ndihmës financiare ndërkombëtare të hartuar nga "Trojka": BE-ja, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Portugalia gjithashtu nuk do të aplikojë për kredi paraprake.

Portugalia bëhet vendi i dytë i Eurozonës, pas Irlandës, që del nga programi i ndihmës financiare.

Sipas analistëve, vendimi i Lisbonës është nxitur nga përmirësimi i situatës ekonomike dhe forcimi i aftësisë së financimit, por kjo nuk do të thotë se problemet ekonomike e financiare të Portugalisë janë zgjidhur tërësisht.

Portugalia duhet të vazhdojë thellimin e reformës strukturore ekonomike, të ruajë stabilitetin e zhvillimit ekonomik dhe të shmangë rikthimin e krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)