Portugalia ratifikon paktin buxhetor europian

Lisbonë, 15 prill - Parlamenti portugez ratifikoi dje paktin buxhetor evropian që ka të bëjë me disiplinën dhe shtrëngimin e intrumenteve kryesore për luftën kundër krizës së borxhit.
Parlamenti portugez miratoi gjithashtu Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (MES), destinuar mbështetjes për vendet e zonës euro, si Portugali, që kanë vështirësi financiare.
Portugalia është vendi i dytë i Bashkimit Evropian, pas Greqisë që ratifikon paktin buxhetor dhe MES.
Pakti buxhetor u votua nga maxhoranca e djathtë dhe opozita socialiste, me përjashtim të dy deputetëve.
Nënshkruar më 2 mars në Bruksel nga 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pakti do të fillojë të aplikohet në momentin që do të ratifikohet nga 25 shtetet.