Portugalia pa mbështetje drejt falimentimit
Lisbonë, 21 shtator - Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho ka paralajmëruar për rrezikun e pasojave të një falimentimi të mundshëm të shtetit.
Që kjo të mos ndodhë, edhe Portugalisë i nevoiten ndihma të reja fiananciare, tha Passos Coelho në televizionin portugez.
Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij për masat e kursimeve të rëna dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Vendi i tij duhet ti përmbahet \"ekzakt\" marrëveshjes. Portugalia e përfshirë nga borxhet e mëdha kishte marrë në maj miratimin e një kredie në lartësinë prej 78 miliardë euro.
Polemikat mbi politikën e reformave dhe të kursimeve të detyruara e kishin çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.