Portugalia merr 2,7 miliardë euro kredi
Bruksel, 18 dhjetor - Kreditorët ndërkombëtarë të Portugalisë miratuan vënien në zbatim të planit të shtrëngimit ekonomik të vendit që merr ndihmë financiare evropiane, në më pak se gjashtë muaj nga dalja e tij nga plani i shpëtimit ekonomik, njoftuan burime qeveritare portugeze.
Miratimi i ekspertëve të Trojkës, (BE-BQE-FMN) i hap rrugën livrimit të një kreditimi të ri prej 2,7 miliardë eurosh, nga një shifër totale prej 78 miliardë euro, të parashikuar nga plani i ndihmës ekonomike të vendosur në maj të vitit 2011.