Portugalia kërkon zhvlerësimin e euros
Lisbonë, 19 korrik - Kryeministri portugez Passos Coelho kërkoi zhvlerësimin e monedhës së përbashkët euro, për të nxitur sipas tij eksportet dhe forcuar konkurrencën ekonomike të vendeve të Eurozonës.
Kryeministri Coelho, vuri në dukje se shumica e vendeve në Eurozonë janë në vështirësi fiskale, por kursi i euros me dollarin amerikan është ende i lartë.
\"Në qoftë se mund të ulet kursi i monedhës evropiane, do të nxitej eksporti dhe aftësia konkurruese e vendeve të Eurozonës\", tha Coelho.