Portugalia investon 4.9 miliardë euro në Banco Espirto Santo
Lisbonë, 5 gusht - Banka Qendrore e Portugalisë njoftoi se do të investojë 4.9 miliardë euro në Bankën e Shpirtit të Shenjtë (Banco Espirto Santo).
Sipas paketës së shpëtimit, kjo shumë do të përdoret për riorganizimin e Bankës së Shpirtit të Shenjtë, e cila do të ndahet në dy pjesë: "banka problematike" me asete jo të shëndetshme dhe "banka e re".
Muajin e kaluar, Grupi i Shpirtit të Shenjtë (Banco Espírito Santo) pati probleme financiare, gjë që solli uljen e çmimit të aksioneve të bankës.
Kjo ndikoi gjithashtu në tregjet financiare ndërkombëtare. Investuesit shqetësohen se Portugali mund të bjerë përsëri në krizë ekonomike.