Portugalia i kërkon BE-së dhe FMN-së 78 miliardë euro
Lisbonë, 5 maj - Shuma e ndihmës së huaj financiare që Portugalia do t'i kërkojë BE-së dhe FMN-së pritet të jetë 78 miliardë euro, njoftoi dje në mbrëmje kabineti i kryeministrit të dorëhequr, José Socrates.
"Shuma e ndihmës së huaj është në 78 miliardë euro", bëri të ditur kabineti në një deklaratë të shkurtër.
Pak më herët, shefi i qeverisë iu drejtua kombit në një fjalim televiziv për të njoftuar arritjen e një marrëveshjeje të mirë me delegacionet e BE-së dhe FMN-së, të ngarkuar me negociimin e programit të ndihmës financiare për Portugalinë.