15 Janar 2025

Portugalia hartoi projektbuxhetin me masat shtrënguese më të ashpra

Lisbonë, 17 tetor - Lisbona zyrtare hartoi projektbuxhetin e vitit 2013, në të cilin përfshihet masat shtrënguese më të ashpra të historisë moderne të vendit.

Ministri portugez i Financave, Vitor Gaspar, konfirmoi se vitin e ardhshëm taksa mbi të ardhurat do të rritet nga 9,8 për qind në nivelin 11,8 për qind, së bashku me një sërë tatimesh të tjera dhe një reformë pensionesh.

Në vështirësi serioze financiare, më parë gjatë vitit Lisbonës zyrtare iu akordua një kredi e madhe prej 78 miliardë eurosh.

Duke justifikuar masat shtrënguese, ministri Gaspar theksoi se kjo ishte e vetmja mënyrë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.

Kreu i Financave të Portugalisë theksoi se \"situata nuk është kritike, por është e qartë që nuk ka më vend për asnjë gabim\".

Portugalia në total pret që të shkurtojë 2,7 miliardë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa do të largohen nga puna 2 për qind e 600 mijë punonjësve të sektorit publik.

Vendi në skajin më perëndimor të Evropës aktualisht po përballet me recesionin më të thellë që prej viteve 1970, me papunësinë që ka mbërritur mbi 15 për qind dhe pritet t\'i afrohet nivelit 17 për qind deri në fund të 2012-s.

Një numër i madh sindikatash kanë lajmëruar për protesta masive ndaj planit të qeverisë, ndërsa socialistët në opozitë e konsideruan planin e kursimeve si një \"bombë atomike për ekonominë portugeze\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)