Portugalia: Ekonomia, nuk është në gjendje kritike
Lisbonë, 11 shkurt - Portugalia mohoi spekulimet se e ka gjithmonë e më të vështirë të marrë kredi nga autoritetet ndërkombëtare, pasi raportet për borxhet e saj janë bërë më shqetësuese se kurrë.
Nuk ka arsye për të menduar se Portugalia nuk ka kushtet e duhura për të vazhduar të konkurrojë në treg, deklaroi Ministri i Kabinetit, Pedro Silva Pereira.
Më parë, Banka Qëndrore Europiane ndërhyri duke blerë borxhin e Portugalisë, pasi kuotimet e vendit ranë ndjeshëm në bursat ndërkombëtare.
Qeveria e Lisbonës është duke luftuar aktualisht me defiçitin tejet të lartë buxhetor, ndërsa besohet gjerësisht se pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia mund të shndërrohet në vendin e tretë të eurozonës që do të zhytej në krizë.