Portugalia dhe Irlanda kërkojnë ndihmë nga BE
Lisbonë, 23 janar - Portugalia dhe Irlanda, dy vende të zonës euro nën mbikëqyrje financiare, kërkojnë një shtyrje të kredive të akorduara nga kreditorët ndërkombëtarë për lehtësimin e rikthimit të tyre në tregjet financiare, theksuan ministrat Financave.
Ministri portugez i Financave, Vitor Gaspar paraqiti një kërkesë lidhur me këtë çështje gjatë takimit të Eurogrupit në Bruksel. Ai iu bashkua homologut irlandez, Michael Noonan.
\'\'Kapaciteti i Lisbonës për zbatimin e programit të ndihmës financiare i mundëson sot të jetë e gatshme për fillimin e emetimeve të borxhit\'\', deklaroi Gaspar, sipas propozimeve të njoftuara nga media portugeze.
\'\'Megjithatë rikthimi në tregje është shumë i vështirë për Portugalinë pasi po përballet me një përqendrim shumë të madh të afateve në vitin 2014, 2015 dhe 2016\'\', theksoi ai.
\"Është shumë e rëndësishme për ne që të mund të kemi mbështetjen e partnerëve tanë evropianë për shtyrjen e këtyre afateve\'\', shtoi ai.