19 Nëntor 2024

Portugalia del nga recesioni

Lisbonë, 10 shtator - Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho deklaroi se Portugalia doli nga recesioni në tremujorin e dytë, duke mos pasur nevojë për ndihmë ndërkombëtare 15 vitet e ardhshme.

Një javë para hapjes së fushatës zgjedhore, një provë vendimtare për partinë e tij të qendrës së djathtë (PSD), Passos Coelho pohoi dje se përpjekja e portugezëve në këta dy vjet ka qënë decizive pasi vendi pati zhvillim, e konfirmuar në tremujorin e dytë.

\"Ekzistojnë baza të arsyeshme për të besuar se tremujori i tretë do të shënojë rritje\", konfirmoi ai në fjalimin e tij përmbyllës në Konventën komunale të PSD.

\"Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për t\'i treguar botës, por edhe portugezëve që nuk ka arsye që Portugalia të ketë nevojë për ndihmë ndërkombëtare 15 vitet e ardhshme\", shtoi ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)