27 Prill 2025

Portugali: S'ka rritje taksash, por do të ulen shpenzimet publike

Lisbonë, 9 prill - Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho tha se qeveria nuk do të ngrejë taksat, por do të shkurtojë më tej shpenzimet publike, për të plotësuar kushtet e paketës së shpëtimit të arritur ndërmjet qeverisë portugeze dhe Trojkës - Komisioni i BE-së, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Coelho theksoi se për shkak se Gjykata Kushtetuese e Portugalisë hodhi poshtë të premten një sërë nenesh të rëndësishme të buxhetit të vitit 2013, qeveria vendosi të ulë shpenzimet publike në fusha të ndryshme si në arsim, shëndetësi etj.

Sipas shifrave zyrtare, ekonomia portugeze pritet të tkurret me 2.3% këtë vit dhe shkalla e papunësisë pritet të rritet më tej. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)