Portugali, qeveria e re planifikon privatizime dhe kursime
Lisbonë, 29 qershor - Qeveria e re konservatore e Portugalisë së zhytur në borxhe pritet të paraqesë programin e saj, i cili përfshin privatizimin dhe uljen e shpenzimeve.
Kabineti i Pedru Pasush Koelju bëri betimin para një jave dhe premtoi se do ti përmbahet programit të kursimeve, për të cilin u ra dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Të dyja institucionet do ti japin Portugalisë një borxh në vlerën e 78 miliard eurove kundrejt marrëveshjes, që parashikon dhe rritjen e taksave.