Portugali, papunësia arrin nivel rekord prej 17,7 për qind
Lisbonë, 14 maj - Në Portugali papunësia ka arritur nivele rekord prej të paktën 17,7 për qind, më i larti në BE, pas Greqisë me 26,4 për qind dhe Spanjës me 26,3 për qind, përkundrejt një mesatareje evropiane prej 10,9 për qind.
Në tremujorin e parë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, ka pasur një shtim me 2,7 pikë në përqindje krahasuar me tremujorin e vitit 2013.
Për vitin e kaluar qeveria portugeze parashikoi një normë papunësie prej 18,2 për qind.
Përgjatë vitit 2012, recesioni ishte në 3,2 për qind ndërkohë që duhet të nivelohej në 2,3 për qind në fund të vitit 2013.
Të papunët që janë mbi 45 vjeç aktualisht janë në nivel prej 19,9 për qind në bazë të një norme vjetore dhe në 7,5 për qind më tepër krahasuar me tremujorin e kaluar.