19 Nëntor 2024

Portit të Durrësit i rikthehet normaliteti

Tiranë , 5 janar - Pas festave të fundvitit, ka rinisur puna në kalatat e portit të Durrësit, nga ku mësohet se janë drejt përfundimit të përpunimit 3 anije me mallra, ndërsa në radën portuale një tjetër pret të ankorohet.

Burime zyrtare nga dispeceria e portit më të madh të Shqipërisë, bënë të ditur se anijet “Kalitva” dhe “Salona” po shkarkojnë 4.675 ton grurë, ndërsa në terminalin e kontejnerëve po shkarkohen nga anija “Vega Aquila” 235 njësi kontejnerike.

Në radën portuale pret për tu ankoruar anija “Sea star”, e cila do të ngarkojë 5.200 ton çimento, (prodhim vendi për eksport), ndërsa brenda 24 orëve të ardhshme do të hyjnë në port edhe dy anije me 4017 ton melaminë dhe 309 kontejnerë.

Ndonëse nuk janë detajuar rezultatet vjetore të 2013-ës, mësohet se sasia e mallrave të përpunuara gjatë një viti, në portin e Durrësit e tejkalon shifrën e 3.5 milion ton mallra të përpunuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)