Polonia synon hyrjen në Eurozonë në vitin 2015
Varrshavë, 28 shkurt - Qeveria polake premtoi të martën se do të plotësojë deri në vitin 2015 të gjitha kushtet për hyrjen në Eurozonë, njoftuan mediet vendore duke ju referuar mbledhjes së fundit të kabinetit.
Presidenti Bronisław Komorowski dhe kryeministri Donald Tusk mendojnë se kushtet për hyrjen e Polonisë në Eurozonë janë më të rëndësishme se përcaktimi i kohës për këtë.
Komorowski ritheksoi se Polonia duhet të plotësojë së pari kushtet për të pasur mundësi që pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit 2015, të hyrjë në Eurozonë.
Kryeministri Tusk se qeverive po punon për plotësimin e kushteve, ndërsa shton se deri në vitin 2015, Polonia do të jetë plotësisht e aftë për të hyrë në zonën euro.