Polonia skeptike për të hyrë në Eurozonë
Varrshavë, 26 maj - Kriza e borxheve sovrane në Evropë e ka bërë skeptike Poloninë, për të përdoruar monedhën e përbashkët.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Marek Belka, e argumentoi qëndrimin me krizën e borxhit që po ndodh në Greqi. Ai thotë se Polonia për momentin, nuk ngutet të hyjë në eurozonë.
Zoti Belka, mendon gjithashtu se nëse vendet e Eurozonës nuk do të rregullojnë borxhin publik dhe përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike, hyrja në eurozonë do të jetë një rrezik jo vetëm për anëtarët e vjetër, por edhe ata të rinj.
Ai shtoi se me një sistem të pavarur monetar, Polonia kaloi me sukses krizën financiare, duke qenë e vetmja me rritje ekonomike brenda BE-së.