Polonia përfiton sërish kreditim nga FMN-ja
Washington, 3 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi dje se Polonia do të përfitojë sërish nga linja mbrojtëse e kreditimit prej 20 miliardë dollarësh.
Këshilli i Administrimit i FMN-së, njoftoi vendimi u mor pas kërkesës së Varshavës. Në dokument thuhej se vendi nuk mund t'i vinte në përdorim më parë këto, edhe pse FMN-ja ia kishte akorduar atij.
Polonia kishte përfituar, në periudhën 2009-2010, nga ky tip huaje të përcaktuar për vendet e konsideruar shumë të prekura nga trazirat ekonomike "dhe ku mund të parandaloheshin krizat".