07 Nëntor 2024

Polonia kërkon një bilion dollarë nga Gjermania dëmshpërblim

Varshavë, 6 shtator - Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, qeveria polake e ka përsëritur kërkesën për dëmshpërblime për dëmet e pësuara në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast, ministrat polakë përmendin shuma horror.

Mbi marrëdhëniet gjermano-polake ndodhet hija e agresionit gjerman të vitit 1939 dhe e çështjeve të pazgjidhura të pasluftës, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski në bisedë me radiostacionin RFM FM.

"Duhet të ulemi për një bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku se si mund të zgjidhet problemi". Dëmet e luftës mund të jenë në shuma trishifrore miliardëshe, shprehu supozimin e tij Waszczykowski.

Ministri i Brendshëm i qeverisë nacionalkonservatore në Varshavë, Mariusz Blaszczak foli në fundjavë për një bilion dollarë. Kjo aktualisht është e barabartë me rreth 840 milionë euro.

Waszczykowski tha për këtë: "Ndoshta janë edhe më shumë. Llogari të sakta ka më shumë se 70 vjet që nuk janë bërë."

Nëse Polonia do të kërkonte zyrtarisht reparacione, këtë ministri nuk mund ta thoshte. "Këtë vendim nuk mund ta marrë i vetëm një ministër".

Në pikëpamje morale me siguri "që nuk ka diskutim", tha ai, që janë me vend pagesat ndaj Polonisë. Nga pikëpamja juridike kjo çështje megjithatë, sipas tij nuk është sqaruar qartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)