Polonia dhe Çekia shtyjnë vendosjen e euros
Varshavë, 20 gusht - Polonia dhe Çekia mendojnë për një kohë të gjatë ta shtyjnë kalimin drejt euros edhe përkundër obligimit që e morën gjatë hyrjes në Bashkimin Evropian.
Kjo bëhet e ditur në analizën e bankës zvicrane UBS, sipas të cilës dy vendet për shkak të krizës botërore ekonomike, kanë planifikuar që në një afat më të gjatë ta shtyjnë obligimin për vendosjen e euros si mjet pagesor.
Autoritetet në Poloni panë se në periudhë të krizës sa shpëtimtare mund të jetë valuta kombëtare. Dobësimi i zlotës në masë të madhe u ndihmoi eksportuesve dhe shpëtoi Poloninë nga recesioni, bëhet e ditur në raportin e UBS-së.
Ndonëse Qeveria polake përgatitej që ta futë shtetin në të ashtuquajturin vend të pritjes për euron ERM 2, analistët e bankës zvicrane janë të bindur se Polonia do ta ndjekë shembullin e Suedisë, e cila me vite të tëra nuk heqë dorë nga krunat e veta.
Anketat e fundit e konfirmojnë këtë mendim, meqë 53 për qind e polakëve konsiderojnë se vendosja e euros do të reflektohet negativisht mbi buxhetin e tyre vendor.
Njëherit në Çekinë fqinje gjithnjë e më shumë rritet evroskepticizmi, për shkak të cilës arsye gjithnjë e më pak happen debatet që të mos ketë vendosje të euros.
Guvernatori i sapoemëruar çek, Mirosllav Singer, është kundërshtar kategorik i hyrjes së shtetit në Eurozonën, qëndron në analizën.