Politizimi në ndërmarrjet publike lëshon rrënjët e tij
Prishtinë, 20 nëntor - INDEP, GAP dhe GLPS kanë vlerësuar se politizimi i ndërmarrjeve publike po sjellë pasojat e para.
Tani që sipas tyre Qeveria e Kosovës mbushi bordet e ndërmarrjeve publike me njerëz politik, procesi i politizimit të ndërmarrjeve publike po vazhdon nga brenda.
Para pak kohësh, INDEP, GAP dhe GLPS kishin reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë për emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.
\"Tani që këta njerëz kanë filluar punën në këto ndërmarrje, ata kanë filluar tu bëjnë vend edhe militantëve të tjerëtë partive politike duke rrezikuar kapjen e plotë të tyre nga elementet partiake\", thekson INDEP, GAP dhe GLPS.
Më 13 nëntor, bordi i ndërmarrjes publike KUR Prishtina SH.A. vendosi të shfuqizojë vendimet e datës 17 dhe 18 gusht për shkarkimin e z. Gjelosh Vataj nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike. Ndërmarrja ka dhënë një arsyetim me vetëm një rresht ndaj këtyre vendimeve
Arsyeshmëria e marrjes së vendimeve të ditës së sotme nga Bordi i Drejtorëve të KUR Prishtinash.a. bazohet në trajtimin e një raporti zyrtar nga Inspektorati i Punës dhe rekomandimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, bordi ka shkelur Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike sepse neni 15 që flet për Zgjedhjen e Drejtorëve të NP-ve precizon qëKryeshefi Ekzekutiv është anëtar i bordit, çka do të thotë që mandati i tij ligjërisht është i lidhur ngushtë me mandatin e drejtorëve të bordit.
Vendimi për ti zgjatur mandatin z. Gjatajështë i jashtëligjshëm sepse vendimi për shkarkimin e tij është i bordit të kaluar ai ka qenë anëtar i bordit të kaluar të drejtorëve. Kjo nënkupton që mandati i tij ka përfunduar me rastin e përfundimit të mandatit të bordit që ka shkuar tashmë. Gjithashtu, ajo çka shqetëson më së tepërmi në këtëarsyetimështë pjesa dhe rekomandimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, çka tregon haptazi për ndërhyrjen politike që qëndron prapa këtij vendimi.
Që në reagimin tonë të parë, ne kishim përmendur emrin e z. NaserCanolli, që në cilësinë e anëtarit të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës është zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të NP Aeroporti i Gjakovës.
Qeveria jo vetëm që nuk mori masa për të ndaluar shkeljen e Ligjit, por lejoi që bordi i NP Termokosi ta zgjedhë z. Canolli si Kryeshef Ekzekutiv, në mbledhjen e mbajtur më datë 2 nëntor 2015. Zgjedhja e një anëtari të bordit të një ndërmarrje tjetër, për kryeshef në një ndërmarrje krejtësisht tjetër, shënon kulmin e vendimeve skandaloze dhe shkeljeve flagrante të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Kujtojmë që z. Canolliështë në të njëjtën kohë anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës fakt ky që e bënte ligjërisht të përjashtuar nga procedura e zgjedhjes si anëtar në bordet e ndërmarrjeve publike.
\"Për ne është shqetësuese insistimi në shkelje të ligjit dhe po ashtu fakti që është e pamundshme që në të njëjtën kohë të kryhen dy funksione aq të larta në dy ndërmarrje aq të ndryshme. Kjo padyshim do të ndikojë edhe në performancën e tyre dhe do të lëndojë aftësinë e këtyre ndërmarrjeve për të zhvilluar qeverisje efektive korporative\", theksojnë me tutje INDEP, GAP dhe GLPS.
Gjithashtu, bordi politik i ndërmarrjes publike Aeroporti iGjakovës hapi konkurs për drejtor menaxhues dhe për tre pozita të tjera.
Ky bord, me shumicën e anëtarëve të zgjedhur me ngjyrime politike, duhet të përmbahet nga veprimet e tij para se çështja e zgjedhjes së tyre të sqarohet deri në fund.
Me datën 12 tetor, ne kemi reaguar ndaj emërimeve politike në kundërshtim me ligjin. Reagimi ynë i dytë ishte po ashtu ai me datën 22 tetor kur ne i bëmë publike emrat e të zgjedhurve politik në bordet e ndërmarrjeve publike.