15 Nëntor 2024

Politikat zhvillimore të jenë të bazuara në statistika të sakta

Prishtinë, 8 mars - Shqyrtimi i informatës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me publikimin e statistikave për rritjen ekonomike, investimet, punësimin dhe prodhimin industrial, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Politikat zhvillimore të vendit, duhet të jenë të bazuara në statistika të sakta dhe profesionale, tha në fillim të këtij takimi kryetari, Mustafa dhe kërkoi nga ASK-ja, që të jetë më e angazhuar në bërjen publike të statistikave për sektor të veçantë të ekonomisë.

Në emër të ASK-së foli Isa Krasniqi, i cili vuri në pah punën e deritashme, të arriturat dhe sfidat e këtij agjencioni.
Ndër të arriturat më të mëdha, ai vlerësoi Projektin për regjistrimin e popullsisë, i realizuar në vitin 2011, si dhe regjistrimin e bujqësisë, i realizuar tri vite më vonë. Ai veçoi edhe projekte të tjera dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin që kanë me Eurostatin, UNICEF-in si dhe me Agjencionin analog të Suedisë.

Ai po ashtu njoftoi edhe për Programin Strategjik të Statistikave, i cili do të jetë udhërrëfyes për punën e Agjencionit, për një periudhë pesë vjeçare.

Duke folur për sfidat, ndërkaq, përfaqësuesi i ASK-së Krasniqi, vuri në spikamë mungesën e mjeteve buxhetore, si dhe stafin e pamjaftueshëm.

Duke folur rreth kësaj çështjeje, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Agim Demukaj, vlerësoi se ASK-ja, duhet të publikojë të dhëna statistikore edhe për shkallën e varfërisë, shkallën e informalitetit dhe të migracionit.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, Isa Mustafa, z. Sokol Havolli, ASK-ja, duhet të ofrojë sa më shumë informacione dhe të rrisë shkallën e besueshmërisë. Ai vlerësoi se ASK-ja, së bashku me institucionet e tjera që prodhojnë të dhëna statistikore, të bashkërendisin edhe më ngushtë aktivitetet e tyre.

Për roli dhe rëndësinë e ASK-së, foli edhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së.

Ai vlerësoi se ASK-ja, si dhe të gjitha institucionet që publikojnë statistika, duhet të jenë profesionale dhe të mbështeten nga Qeveria.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, u deklaruan se do të mbështesin punën e ASK-së, ndërkaq, kërkuan prej saj që të klasifikojë prioritetet lidhur me publikimin e statistikave që do të bëjë publike.
Në këtë mbledhje, është biseduar edhe për a aktivitetet vijuese të Komisionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)