16 Janar 2025

Politikat vendëse shkaktar i rënies së investimeve

Prishtinë, 1 shkurt - Aleancën Kosovare të Bizneseve e vizitoi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ku për zhvillimet aktuale ekonomike në vend dhe sfidat u informua nga kryetari i AKB-së Agim Shahini dhe prodhuesit. Temë kryesore e bisedës ishte “Si të përmirësohet mjedisi biznesor në Kosovë”.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve, informoi kryetarin Haradinaj se AKB-ja është themeluar në vitin 2002 dhe tash mbi 10 mijë anëtarë, sidomos prodhues, nga sektori shërbimeve dhe tregtusë.

“Gjatë gjithë kohës AKB-ja ka tentuar që përmes projekteve të promovon vlerat ekonomike të Kosovëës, ti adreson problemet e marra nga zëri i bizneseve tek qeveria dhe të krijon një  hapësirë më të mirë për zhvillimin e gjithmbarshmë ekonomik të vendit”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së tregoi se gjithë kohën kan kaluar nëpër sfida të ndryshme, por kanë shënuar edhe rezultate të mira që nga koha e formimësimit të AKB-së e deri më sot. Një dekadë më parë Kosova kishte jo më shumë se 40 mijë biznese e tash mbi 100 mijë biznese.

Ai shtoi se prodhimtari e Kosovës po zhvillohet shumë ngadale dhe kjo nuk është faji i biznesit, por i politikave investive, ku s’ka mbrojtje nga konkurenca dhe problemet tjera. Kosova e zëvendëson eksportin me importin. Kosova mbetet vendi që shpenëzon më së shumti prodhime të huaja për konsum, kurse prodhimtaria është tejet e ulët. Bizneset po bëjnë të pamundurën që të bëjnë më shumë për konsumatorët me prodhime cilësore.

Sipas tij janë shënuar përparime, por nuk kanë munguar as ngecjet. Prodhuesit kërkojnë politika të njëjta sikur që janë në shtetet tjera, ku Kosova ka humbur miliona euro. Politikat vendëse janë shaktar i rënies së investimeve.

“AKB-ja ka dhënë rekomandimet për qeverinë për përmirësimin e politikave që janë jo të mira dhe po i largojnë edhe investitorët e huaj tek të cilët po largohen dhe po dërgon mesazh të keq tëk investitorët e tjerë, shqetësim në ikjen e investitorëve është edhe veriu. Një problem i madh për prodhuesit mbetet edhe eksporti i cili nuk është i lartë, po ashtu ka munges të investimeve nga diaspora”, tha Shahini.

Ai shtoi se shpallja e Haradinajt i pafajshëm ia ngrit imazhin Kosovës në të gjitha aspektet dhe kjo do të shpejtoj edhe njohjet nga shtetet tjera dhe kjo heq dilemat. Ai tregoi se ka probleme edhe në fushat tjera ku papunësia është e madhe dhe ka raste të shumta sociale dhe që presin punësime.

“Sivjet presim suksese më të mira dhe të bëhen reforma të mëdha në politika ekonomike dhe  të cilat do të hapin përspektiv për investime”, tha Shahini. 

Nga ana tjetër kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se beteja për jetën e qytetarëve ka rënë mbi bizneset dhe prodhuesit do të fitojnë betejën  që Kosova e ka para vetës e që është zhvillimi ekonomik.

“Të gjithë të tjerët zgjedhurit (qeveria)janë shërbyes që kanë për detyrë të shërbejnë dhe të bëjnë politika për të ndodhur rritja dhe zhvillimi ekonomik. Rritja ekonomike varet nga biznesi dhe nga kualiteti i shërbimeve”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së synon dhe shpreson, se biznesi një ditë do të funksionoj pa pengesa nga qeveria. Duhet të ju ndihmojmë drejtë e jo nga motivet e gabueshme. Ai shtoi se janë në dijeni se biznesi përballet me vëshirësi të mëdha për shkak se nuk jemi zhvilluar si duhet në të gjitha sferat.

“Më parë ishte me rëndësi mbushja e buxhetit dhe ende jetojmë me atë tash dhjetë vjet”, tha Ramush Haradinaj.

Ai inkurajoi bizneset që të rriten e zhvillohen të ndihmuar nga partnerët, por jo në mënyrë të korruptuar, por të drejtë. Kryerja e shërbimeve të shpejta dhe metoda të tjera po e fundosin ekonominë e Kosovës dhe do ta fundosin edhe në të ardhmen. 

Sipas tij eliminimi i pengesave për biznesin është oblgim i të zgjedhurve dhe duhet të reformohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)