17 Nëntor 2024

Politikat fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 12 janar - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka vizituar ministrin e Financave Avdullah Hotin, ku kanë biseduar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe mundësinë e mbështetjes më të madhe të sektorit privat sidomos prodhimit.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, kërkoi nga ministri që prioritet ti jepet  zhvillimit ekonomik sidomos sektorit privat që është më pak e zhvilluar sesa sektori i tregtisë apo importi.

“Kërkojmë mbështetje për prodhimin vendor dhe avancimin e tyre. Deri tash kemi pasur premtime të shumta nga institucionet për mbështetje se do të bëhet kjo e ajo, por në praktik gjërat kanë ngecur dhe reformat kanë munguar”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së tregoi se prodhuesit vendës kanë probleme të shumta e të cilat këkrojnë zgjidhje dhe trajtim të barabartë. Ai përmendi akcizën për lëndën e parë, probleme me ekonominë informale, kamatat e bankare, mos respektimin e kodit doganor nga dogana e telashe të tjera. Sipas tij këto po i shkaktojnë probleme prodhuesve.

“Vlerat ekonomike të vendit sidomos prodhimet duhet të promovohen e mbështeten nga institucionet dhe mos të ndodh që shumë biznese dhe punonjës po ikin nga vendit për shkak të kushteve jo të mira”, tha Shahini.

Sipas tij politkat fiskale duhet të jenë në funksion të zhvillimit  ekonomik të Kosovës.

Avdullah Hoti, ministër i Financave, tha se do të jenë në krah të bizneseve dhe secilin vendim, udhëzim, rregullore apo ligj që do ta bëjnë, do ta bëjnë në bashkëpunim me bizneset dhe asoaciacionet e tyre.

Ministri tregoi se disa nga iniciativat kanë nisur të zgjidhen në favor të bizneseve dhe nuk do të ndalen me mbështetjen ndaj bizneseve, sidomos prodhuesve. Ai premtoi se do të jenë në krah të prodhuesve dhe do të krijojnë lehtësira me qëllim të zhvillimit ekonomike.

Sipas tij asnjë tatim nuk do të rritet, por do të shikojnë mundësinë e uljes së informalitetit dhe zhvillimi ekonomik të vije nga sektori privat.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)