19 Nëntor 2024

Politikat e presidentit kanë lënduar ekonominë e SHBA

Washington, 24 janar - Shumica e popullit amerikan besojnë se politikat e presidentit të vendit kanë lënduar ekonominë e SHBA.

Sipas press tv, bazuar në një sondazh të Fox news, një e treta e pjesëmarrësve në këtë sondazh ose 74 % e tyre besojnë se Barak Obama, presidenti i SHBA bashkë me politikat e tij kanë lënduar ekonominë e vendit .

Ata besojnë se politikat e Obamës në vend që të ndihmojnë në përmirësimin ekonomik, kanë lënduar atë më tepër. Sipas këtij sondazhi 62 % e amerikanëve kanë thënë se kundërshtojnë veprimet e Obamës.

Shumica e amerikanëve gjithashtu janë pesimist ndaj politikave ekonomike të presidentit të këtij vendi. 33 % e amerikanëve kanë thënë se politikat ekonomike të Obamës nuk kanë ndryshim të madh me mandatin e tij të parë si president.

49 % e të pyeturve amerikanë gjithashtu kanë bërë të ditur se çështjet më të rëndësishme aktuale për vendin janë ato ekonomike. 74 % e tyre besojnë se Amerika akoma po vazhdon të jetë në krizë ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)