18 Maj 2024

Politikat e mbrapshta të Qeverisë shkaktojnë reaksione nga vendet fqinje

Prishtinë, 27 korrik - LDK-ja thekson se vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës doganore për ujin për 40% dhe gypat e salduar për 15% vjen si rezultat i politikave të mbrapshta ekonomike të Qeverisë Thaçi.

Sipas LDK-së, Qeveria Thaçi po dëshmon se punon në interes të bizneseve të caktuara, e jo të qytetarëve të vendit. Tarifa në importin e çimentos i ka dëmtuar seriozisht shumë biznese për shkak të kontratave fikse të nënshkruara më herët.

Të dhënat tregojnë se në fakt janë qytetarët e Kosovës ata që kanë paguar rreth 20% kosto më të lartë të ndërtimit si rezultat i vendimit të famshëm të Qeverisë Thaçi. Kostoja e këtij vendimi për importin e çimentos tash po prodhon efekte negative në marrëdhëniet ekonomike me vendet fqinje, thekson LDK.

Eksportuesit kosovar të ujit dhe gypave do të dëmtohen jashtëzakonisht shumë me këtë vendim të Qeverisë së Maqedonisë.

LDK-ja thekson se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë bazë mbi të cilën të kundërshtoi këtë vendim të Maqedonisë, pasi vet ishte e para që u involvuar në vendime të tilla që janë në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë dhe fqinjësisë së mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)