19 Nëntor 2024

Politikat e kursimit ekonomik në Evropë me pasojat negative

Bruksel, 11 tetor - Vazhdimi i politikave të kursimit ekonomik, i ka përballur vendet evropiane me një krizë më të rëndë ekonomike dhe sociale.

Sipas gazetës Gardian, Federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, në një raport prej 68 faqesh të publikuar sot, theksonte se shtimi i varfërisë dhe papunësisë, zbehja e të drejtave sociale, pabarazia dhe pesimizmi i përgjithshëm, janë rezultate të vazhdimit të politikave të ashpra të kursimit ekonomik në vendet debitorë të Evropës.

Sipas këtij raporti, papunësia, veçanërisht në radhët e të rinjve, shtimi i emigracionit klandestinë, ksenofobia, rritja e rrezikut të varfërisë, pasiguritë sociale dhe destabiliteti politik në vendet evropiane, është dy deri në tre herë më i lartë sesa në shumicën e vendeve të tjera të botës.

Ky raport është përpiluar në gjysmën e parë të vitit 2013 dhe aty janë përfshirë 28 vendet e BE dhe 14 vende të tjera të Ballkanit dhe të Evropës lindore.

Ndërkohë, shumica e evropianëve kundërshtojnë politikat e kursimit ekonomik, të cilat po zbatohen me pretekstin e përmirësimit ët gjendjes ekonomike të vendeve të BE.

Rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti Gallup, tregojnë se 51 % e evropianëve kundërshtojnë masat e kursimit ekonomik.

Sipas këtij sondazhi, kundërshtimi më i madh ndaj politikave të kursimit ekonomik, vjen nga qytetarët e Greqisë, Portugalisë dhe Qipros.

Qeveritë evropiane për ti bërë ballë krizës ekonomike, po zbatojnë masa të ashpra të kursimit ekonomik të cilat kanë goditur njerëzit e thjeshtë. Gjithashtu, mësohet se shumica e evropianëve nuk kanë besim te BE.

 Kështu tregojnë rezultatet e një sondazhi të bërë nga instituti për studimin e opinioneve “Gallup”.

Sipas këtij sondazhi, politikat ekonomike të BE-s janë bërë shkak që shumica qytetarëve të vendeve anëtare të BE ta humbin besimin e tyre ndaj këtij Unioni.

Kanali televiziv Euronews bëri të ditur se sipas këtij sondazhi, ekziston mundësi që kësaj radhe vetëm 50% e atyre që plotësojnë kushtet e votimit do të shkojnë pranë kutive të votimit.

Shumica e qytetarëve evropian kanë shprehur mosbesim ndaj institucioneve të BE-s dhe mendojnë se BE po ecë në rrugën e gabuar. Vetëm një e treta e qytetarëve të BE besojnë në institucionet e këtij Unioni.

Sipas këtij sondazhi, 80% e grekëve, 68% e portugezëve dhe 64% e qipriotëve i konsiderojnë të dështuara politikat e kursimit ekonomik.

Gjithashtu, 67% e evropianëve janë të mendimit se vetëm disa vende si Gjermania, Franca dhe Anglia kanë përfituar nga politikat e kursimit ekonomik.

Qendra bamirëse OXFAM në Londër bëri të ditur se  deri në vitin 2015 mbi 25 milionë persona do t\'i shtohen numrit të të varfërve në Evropë.

Qendrat e studimeve ekonomike në Francë, Gjermani dhe Danimarkë në një studim të përbashkët në vitin 2011 e kishin paralajmëruar Komisionin Europian se zbatimi afatgjatë i politikave të kursimit ekonomik do të shkaktojë thellimin e krizës në vendet evropiane dhe do të përkeqësoje situatën ekonomike dhe sociale të popujve evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)