Politikanët milionerë në kurriz të qytetarëve
Prishtinë, 14 qershor - Me këtë kastë të vjetër politike, me këta politikanë milionerë që u pasuruan pas luftës në kurriz të këtij populli, me këta politikanë të degraduar, të korruptuar, të konsumuar, shteti do të falimentojë tërësisht, thekson analisti Faik Krasniqi
Kosova është shtet ku mund të bëhesh milioner brenda nate, ashtu siç ka ndodhur me shumë politikanë tanë. Është e paimagjinueshme që shumë nga politikanët e sotshëm para vitit 1999 kanë pasur jetë mesatare apo nën mesatare, e sot flenë në para.
Mënyra se si janë bërë duhet hetuar. Pa dyshim është populli ai i pari që mund ti ndëshkojë këta politikanë përfitues nga kurrizi i popullit, duke mos i votuar në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen.
/Kosova Sot/