18 Nëntor 2024

Politika po demton biznesin

Prishtinë, 6 shtator - Oda Ekonomike me shqetësim të madh po e përcjell bartjen e fundit të tensioneve nga fusha politike në atë ekonomike dhe biznesore, si dhe përpjekjet e dukshme që bizneset e mëdha të instrumentalizohen nga politika dhe të shfrytëzohen si mjet për qerim hesapesh mes kundërshtarëve politik.

Vakumi institucional, që mbizotëron në Kosovë sipas OEK që nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, gjithë një e më shumë po refleketohet negativisht në zhvillimet ekonomike në vend, duke kërcënuar me dëme edhe më të mëdha për bizneset dhe qëndrueshmërinë e tregut, nëse ky vakum vazhdon pa fund.

Për më tepër, kriza politike nëpër të cilën po kalon Kosova jo vetëm që në plan të përgjithshëm gjeneron pasojat negative për ekonominë, por ajo së fundi synon të hap fronte politike edhe në komunitetin e biznesit.

Kosova nuk e ka komoditetin që të lejoj luftën e pafund politike për pushtet apo, që është edhe më e dëmshme, të lejoj që kjo luftë të ndizet edhe në mes pjesëtarëve të komunitetit të biznesit. Ajo, sidomos, këtë komoditet nuk e ka kur bëhet fjalë për ekonominë e brishtë, të cilës i duhet shteti i fortë dhe me politikat e qarta për të zhvilluar ekonominë dhe komunitetin e biznesit në njërën nga shtyllat kryesore të shoqërisë.  

Kjo është arsyeja përse Oda Ekonomike e Kosovës nuk mund të qendroj anash dhe indiferente ndaj tendences së gjithë një e më të dukshme për keqëpërdorimin e ekonomisë nga politika, e cila synohet të zbatohet edhe përmes disa mediave politikisht të kontrolluara. Kjo tendencë është e papranueshme dhe sipas Odes Ekonomike të Kosovës dhe nga ajo duhet të hiqet dorë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Oda Ekonomike e Kosovës druan se zhvillime të tilla negative të implikimeve politike në ekonomi dhe komunitetin e biznesit shkaktojnë dëme të pariparueshme për imazhin e vendit, i cili nga ana tjetër synon të prezantohet si një vend me kushte të favorshme dhe tërheqëse për investimet e jashtme. Po i afrohemi fundit të vitit dhe bërjes së bilanceve të ndryshme ekonomike e financiare dhe kemi drojë se ai për shkallën e investimeve të jashtme do të pësoj rënie të rëndë. 

Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se ende ka shpresë që ky vit të mos shpallet i humbur ekonomikisht për shkak të zhvillimeve politike që e kanë quar vendin në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në prolongimin e papritur dhe të pakuptueshëm të konstitutimit të institucioneve të reja dhe në shpërthimin e luftës politike për pushtet, e cila nëse vazhdon me këtë dinamikë do ta detyronte Kosovën të paguaj çmim të madh ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)