Politika peng i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 28 dhjetor - Në vitin 2015 AKB-ja u angazhua në shumë drejtime zhvillimore lobuese promovuese hulumtuese dhe integruese
por nuk arritëm misionin tonë të shohim Kosovën e zhvilluar e të integruar nëpër mekanizmat ndërkombëtar, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në konferencën përmbyllëse për vitin 2015.
Për këtë AKB-ja, mendon se, politika ishte ndër fajtorët kryesor të pengimit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës nga emocionet politike dhe pa përgjegjësia e tyre i dërguan një mesazh jo performues për tregun dhe investim në Kosovë.
Kjo friksoi investitorët se në Kosovë po krijohet Gjykata Speciale, për krime të rënda
kurse në anën tjetër Serbia loboi fuqishëm duke promovuar se Kosova është pjesë e saj dhe ndaloi dukshëm njohjet në drejtim të Kosovës, tha Agim Shahini.
Sipas tij politikanët ishin të ndarë në këtë drejtim sikur njëra palë gëzohej kur tjetra dështonte, por asnjëherë nuk menduam se po humbim si Kosovë.
Ndërsa si sukses më i madh sipas kreut të AKB-së, është nënshkrimi i ndërtimit të Termocentalit në mes kompanisë amerikane dhe Qeverisë së Kosovës në vlerë 1 miliard euro dhe nënshkrimi i MSA-s.
Agim Shahini, përmendi sukseset e AKB-së për vitin 2015 ku këtë vit realizoi sukseshëm zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror. Hapi zyret regjionale në Mitrovicë dhe Pejë. Udheheq zyrat e Komunitetit në Kuvendin e Kosovës. Është duke realizuar Javët e Biznesit Kosovar 2015/2016. U ndryshua Udhëzimi Administrativ për Shepnzime të Transportit në të mirë të biznesit vendor. Riaktivizimi i Bordi të Pavarur ngriti në nivel nacional në KKZHE. Akciza në lëngje jo të gazuara u futë në proces të analizës në KKZHE dhe MF. Zgjerimi i listës së mallrave te lirura nga doganat është në proces.
Ai foli edhe për politikat fiskale, ku tha se përshkallzimi i TVSh-së u vlesrsue si hap pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Dogana në lëndë të parë mbetet në fuqi. TVSH-ja, rriti koston e jetesës. TVSH-ja, nuk zbriti çmimin e bukës.
Integrimi, UNESKO, liberalizimi i vizave nuk ndodhën edhe në këtë vit. Bisedimet Kosovë- Serbi penguan zhvillimin ekonomik në Kosovë. Marrëveshja Kosovë Mali i zi për Demarkacion. Integrimi i Kosovës, nuk arriti në nivelin e duhur (për shkak të humbjes së energjisë në bisedime me Serbin), tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Agim Shahini, tha se nuk u realizuan pritjet që biznesi dhe qytetarët kishin si investimet kapitale ishin jo në nivelin e pritur. Rritja ekonomike nuk e arriti vlerën që qeveria publikoi. Punësimi ishte dukshëm më i vogël se sa ai i pritjes. Informaliteti u rrit në Kosovë. Prodhimi vendor nuk arriti ta zëvendesoj importin. Deficitet tregtare mbetën të larta në raport 90 % - 10% të eksportit.
Sipas tij ndër investimet më të mëdha që pritej të fillojnë këtë vit ishte Brezovica e cila nuk ndodhi. Sektori më profitabil në Kosovë ishte ai financiar ku nga interesi dhe kamatat mblodhi rreth 150 milionë euro, kurse fitim neto rreth 80 milionë euro. Sektori i prodhimit mbetet më i dobëti në Kosovë për shkak të politikave jo adekuate. Mos emrimi i bordeve nëpër agjensione dhe ndërmarrje publike ishin pengesë e zhvillimit ekonomik dhe i thithjes së investimeve për mes shitjes
AKP-ja, dështoi, nuk privatizoi asnjë aset publik përgjatë gjithë vitit 2015 dhe kështu asetet u shkatrruan dhe u çvlerësuan edhe më shumë. Kapitali nga AKP-ja dhe Trusti mbetën jashtë tregut të Kosovës.
Të pa zakontat në Kosovë për 2015 ishin shkarkimi i Jabllanoviqit, gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës. Arrestimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Maskat në Parlament. Asociacioni i Komunave me autorizime jo Kushtetuese, tha Shahini.
Ai shtoi se pjesëmarrja e kosovarëve në luftëra në shtetet arabe ishte lajm i radikalizimit islamik në Kosovë ku shumë investitorë pyetën pse ndodhë kjo me kosovarët.
AKB-ja dha edhe rekomandimet për institucionet e Kosovës për vitin 2016 ku duhet të sjellin kapitalin e AKP-së dhe Trustit në tregun e Kosovës dhe të futin në investime që të rrisin ekonomin, gjenerojnë punësim dhe të rris eksportet nga prodhimi vendor.
Të vazhdon me reforma të politikave fiskale, sepse ato sjellin investitor të qëndrueshëm.Të rrit luftën kundër informalitetit, i cili po e dëmton konkurencën formale. Të loboj bashkarishtë dhe ndamas që të sjellë investitor më shumë në Kosovë. Të bashkëpunojë pozitë dhe opozitë në të mirë të ekonomisë vendore, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së tha se duhet të mos ketë dikriminim politik ndaj bizneseve dhe investitorëve. Të luftohet korrupsioni dhe byrokracia si të dëmshme për Kosovën. Mos të ketë paragjykime emocionale dhe politike për figura të ndryshme në Kosovë.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2015 si dhe tha se AKB-ja ka qenë dhe do të mbetet zë i fuqishëm për ti mbrojtur prodhuesit vendës.