Policia viziton Ndërmarrjen Publike Banesore
Prishtinë, 25 prill - Sot,në Ndërmarrjen Publike Banesore kanë ardhur dy zyrtarë policor që po merren me verifikimin e disa lëndëve të vjetra që nga koha e para luftës. Meqenëse një gjë e tillë u plasua në disa mediume duke u cilësuar si bastisje, Ndërmarrja Publike Banesore e konsideron të rëndësishëm sqarimin e këtij rasti për qytetarët.
Ruajtja e pasurisë publike është çështje vitale e punës së ndërmarrjeve publike. Rrjedhimisht, kjo nuk ishte hera e parë që Ndërmarrja Publike Banesore bashkëpunon me zyrtar të ndryshëm në funksion të ruajtjes së pronës publike dhe zbardhjes së rasteve për të cilat mund të ketë dyshime.
Pra, sot në Ndërmarrjen Publike Banesore nuk ka pasur bastisje por vetëm vizitë të dy zyrtarëve policor dhe bisedë me Kryeshefin Ekzekutiv në lidhje me disa dokumente zyrtare nga koha e para luftës.
Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim me çdo palë që për interes ka ruajtjen e pronës publike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, kjo ndërmarrja do të vazhdojë komunikimin e shpeshtë me të gjithë qytetarët duke mbetur transparente dhe e hapur për të gjithë.