16 Janar 2025

Policia e Kosovës shpenzon mbi 5 milion euro naftë

Prishtinë, 18 mars -  Policia e Kosovës gjatë vitit 2012 ka shpenzuar mbi 5 milion euro vetëm për derivate të naftës.

Duke qenë se shpenzimet janë të larta, Drejtoria e Policisë së Kosovës u ka kërkuar zyrtarëve të saj që të lëvizin sa më pak me veturat zyrtare në mënyrë që shpenzimet të jenë më të vogla.

Krahasuar me vitin 2011, kur ishin shpenzuar 5 milionë e 101 mijë euro, në 2012 vërehet rritje e shpenzimeve për 96 mijë euro, thuhet në raportin vjetor për shpenzimet e policisë.

Arbër Beka, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar për gazetën “Tribuna” se menaxhmenti i Policisë së Kosovës, sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit ka si synim të reduktojë shpenzimet në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe derivatet e naftës, mirëpo pa prekur nevojat operacionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)