18 Nëntor 2024

Po keqpërdoren interesat e pensionistëve

Albulena S. MAVRAJ

Prishtinë, 1 korrik - Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës (FSPMK), Riza Shala, ka deklaruar se që nga pas lufta e këndej gjendja e pensionistëve është e palakmueshme.

Kryetari Shala është shprehur i shqetësuar për mungesën e një politike të qartë për pensionistët kosovarë. Sipas tij, pensionistët nuk po kërkojnë lëmoshë, por një të drejtë të tyre që u takon, e cila është vërtetuar edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Shala në një intervistë për “Epokën e re” e ka akuzuar kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazin, se po shfrytëzon organizatën për përfitime personale dhe të rrethit të tij.

Shala ka thënë se Kajtazi është njeri i qeverisë, i cili nuk i mbron interesat e pensionistëve.

Ai e ka kritikuar Kajtazin për keqmenaxhim të ndërtesës së pensionistëve. Sipas tij, ajo ndërtesë është e destinuar për nevoja të pensionistëve dhe jo për veprimtari biznesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)