16 Janar 2025

PNDSH: Mosuniteti i opozitës hap rrugën e Hamzës Guvernator

Prishtinë, 14 mars - Partia Nacional Demokratike e Kosovës (PNDSH) ka vlerësuar se mosuniteti i opozitës hap rrugën që Kuvendi të zgjedh ish ministrin e financave Bedri Hamzën Guvernator.

\"E them me përgjegjësi politike por edhe profesionale se Banka Qendrore as deri me tani nuk ka qene as e pavarur as e pa ndikuar nga Qeveria dhe klanet e tjera satelite të Qeverise aktuale\", ka theksuar Bujar Abdullahu kryetar i PNDSH-së.

Por tani me emërimin e ish ministrit dhe politikbërësit partiak te PDK Hamza, për Guvernator të BQK-së sipas tij kjo ka kaluar çdo kufi dhe mund të deklarohet se me këtë edhe është shkelur me dy këmbë Kushtetuta.

\"Ne si parti përshëndesim mospjesëmarrjen e LDK dhe VV në seancën e Kuvendit ku do të kuvendohet e votohet për Guvernatorin e ardhshëm të BQK, por ky unitet po bëhet para aktit të kryer dhe kjo është gjithsesi e vonuar për çfarëdo parandalimi të kësaj të keqe\", ka theksuar ai.

\"Por ne gjithashtu konstatojmë, gjithsesi të brengosur, se sa me jo unike të jetë opozita aq me e paskrupullt po behet pozita në politikat e saja grabitqare dhe ngulfatëse karshi institucioneve të pavarurat Kosovës.\"

Shembull i fundit dëshmi për këtë është sipas tij emërimi i një partiaku tipik në krye të një institucioni të pavarur sikundër do të duhej të ishte Banka Qendrore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)