PNDSH: Kamatat larta nё kredi fajde tё zyrtarizuara
Prishtinë, 7 tetor - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se sot nё Kosovё gjendja e rёndё ekonomike ёshtё rezultat edhe i sistemit bankar tё Kosovёs.
Bujar Abdullahu kryetar i PNDSH-së ka thënës se niveli mё i lartё i interesit nё kredi nё rajon na jep tё drejt tё konstatojmë se kredidhёnia e bankave tё Kosovёs ёshtё thjeshtё fajde e zyrtarizuar.
\"Duke pas parasysh se instrumenti i vetëm, nё mungesё tё politikave monetare, ёshtё konkurrenca, gjersa kontingjentit tё 7 bankave komerciale tё Kosovёs nuk i ёshtё shtuar asnjë bankё e re tash e 5 vite, atёherё mund tё konkludojmё gjithashtu se sistemi bankar i Kosovёs ёshtё shndërruar nё barrierё tё pakapёrcyeshme pёr bizneset dhe ngulfatёs i madh i ekonomisё sё Kosovёs\", ka theksuar Abdullahu.
Ky sistem bankar sipas tij ёshtё duke u udhëhequr nga njerёz me aftësi e kurajo tё munguar dhe gjithsesi jo kompatibil me obligimet e dala nga rregulloret e BQK-sё karshi këtyre dukurive negative.
Duke i pasur parasysh këto argumente Partia Nacionale Demokratike Shqiptare kërkon nga autoritetet kompetente inicimin e shkarkimit tё guvernatorit tё Bankёs Qendrore tё Republikёs sё Kosovёs.
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare dyshon edhe nё hetimet e deritanishme tё Autoritetit Kosovar tё Konkurrencёs ndaj bankave komerciale, tё cilat edhe pse me dyshimin e bazuar, nga ky autoritet u kёrcёnuan me 10% tё bruto fitimit vjetor, pёr tё mbetur deri mё tani vetëm nё nivel tё kёrcёnimit.
\"Autoriteti Kosovar i Konkurrencёs besojmë se ёshtё nё njohuri pёr atё se po qё se dyshohet por nuk mund tё faktohet marrëveshja e fshehtё ndërmjet bankave, atёherё nuk ka vend pёr shumё dyshim se nё mes tё tri bankave mё tё fuqishme tё vendit ekziston njё marrëveshje e heshtur ndaj tё cilёs ndërmarrja e hapave tё guximshёm pёr tejkalimin tё kësaj situate tanimë me pasoja vështirё tё riparueshmё pёr ekonominё e Kosovёs, janë mё se urgjente\", ka nënivzuar me tutje ai.
Krejt nё fund nё mёnyrё qё PNDSh-ja tё tentoj tё ketë ndikim nё pёrmirёsimin e ecurive nё sistemin bankar tё Kosovёs, e konsideruara tashmё nga qytetarёt edhe si sistem mafioz, ripotencon domosdoshmёrinё e shënimit tё Ditёs kudër bankave, ditё kjo pёr njё këndellje kolektive ndaj kësaj tё keqeje qё po i kanoset jo vetëm kredimarrёsve por tё gjithё qytetarёve tё Kosovёs.