PNDSH: Ikja nga Kosova veç sa ka filluar
Prishtinë, 22 korrik - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë përmes një komunikate, pos tjerash, është deklaruar edhe lidhur me ikjet e te rinjve dhe familjeve tanë nga Kosova për në Hungari dhe gjetiu, me ҫrast ajo ka thënë se Rruga e ikjes ka përfunduar për ne.
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se rruga e ikjes në Kosova tek sa ka filluar. Për fatin tonë të keq kjo është ikje nga politika dhe qeverisja e gabuar, pjesë e së cilës edhe Presidentja është bërë, më së shumti me mosbërjet e saj.
Njerëzit sipas PNDSH-së po ikin nga ky vend, sepse hajnat nuk po kapen, kur po kapen, nuk po burgosen, nëse po burgosen po lirohen, çka nuk e bënë Kosovën vatër krize siç thotë Presidentja, por vatër hajnie.
\"Të rinjtë po ikin nga Kosova sepse mos luftimi i korrupsionit është luftë të cilën ju e keni humbur pa ja nisur fare edhe pse e keni premtuar një gjë të tillë, ҫka ka bërë që atyre tu humb edhe ajo e fundit - shpresa.\"
\"Familjet tona po e lëshojnë Kosovën mu për shkak se ju dhe të tjetër si ju, nuk e keni guximin të përballeni me të keqen, por as edhe dinjitetin që të thërrisni në ndihmë për ta bërë këtë, apo së paku tua lëshoni vendin të tjerëve\", thekson PNDSH.
PNDSh është e brengosur shumë edhe për qasjen e Presidencës dhe Qeverisë ndaj kësaj dukurie shqetësuese në Kosovë, të cilët thua se duan të në mbushin mendjen se këtë ikje nga Kosova po e organizon Serbia për të na keqësuar imazhin, e jo për shkak të dështimeve të pandalshme të politikave qeveritare dhe të presidencës