07 Maj 2024

PNDSH: Bankat ndikojnë nё rritjen dhe stimulimin e evazionit fiskal

Prishtinë, 1 prill - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) konsideron se Banka Qendrore e Republikës sё Kosovёs, nё mungesё tё politikave monetare, instrument tё vetëm pёr tё ndikuar nё uljen e normës sё interesit nё kredi, ka rritjen e konkurrencës nё sistemin bankar nё Kosovё.

Mirёpo, Kryetar i kësaj partie Bujar Abdullahu ka thënë së njё gjё tё tillё jo se nuk dijё ta bёj, por indiciet janë tё tilla qё sipas tij na shtynё tё mendojmё se ndikimet e jashtme nё BQK janë largё mё tё fuqishme se sa autonomia dhe pavarësia e proklamuar e saj.

Thjeshtё siç ka thënë ai BQK duket se nuk ёshtё e pavarur, ky ёshtё problem i madhё yni  nacional.

Abdullahu ka vlerësuar se nё anёn tjetër bankat komerciale nё Kosovё, tё vetëdijshme pёr mungesën e politikave monetare, boshllëkun e krijuar nga kjo mungesё, pa pikё turpi e shfrytёzojnё skajshmёrishtё me ҫka nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejtё ndikojnë nё sklerotizim tё ekonomisё sё Kosovёs e si rezultat edhe nё rritjen e keqqenjes sё qytetarit tё saj.

"Tё brengsur si parti politike konsiderojmë pёr mё tepër se bankat komerciale, ndikojnë nё rritjen dhe stimulimin e evazionit fiskal. Rritjen e evazionit fiskal e shkakton niveli jashtëzakonisht i lartё i normës sё interesit nё kredi, si gjithmonë mё tё lartёn nё rajon, ndërsa stimulimi i evazionit fiskal shkaktohet atёherё kur bankat komerciale kërkojnë nga bizneset pasqyra financiare tё ashtuquajtura “tё zeza” nё bazё tё sё cilave bizneset mund tё marrin kredi", ka theksuar ai.

Ky veprim i bankave ka vazhduar me tutje Abdullahu, ndikon qё edhe bizneset me pasqyra reale, pёr tё qenё konkurruese, janë tё detyrueshme tё kenё edhe ato pasqyra tё “zeza” financiare.

"Ne konsiderojmë se kjo duhet tё penalizohet ashtu si edhe shumёҫka nё sistemin tonё bankar, sistem prej tё cilit qytetari i Kosovёs jo qё nuk ka dobi por manipulohet dhe shfrytëzohet vazhdimisht dhe askush nuk i del nё krah pёr ta ndihmuar", është shprehur ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)